Transmetuar më 23-04-2018, 20:41

Stilimi i flokëve nuk është përherë i thjeshtë, sidomos kur duam t’i bëjmë kaçurrela.

Ka disa detaje që iu pengojnë të realizoni kaçurrelat perfekte.

Më poshtë njihuni me gabimet që mund të bëjmë gjatë përpjekjes për të realizuar kaçurrela perfekte.

1.Temperatura e mashës, nuk duhet të jetë në maksimum.

2.Pasi bëjmë një seksion me mashë, mos e lini atë të lirë por mbajeni pak me dorë. 3.Zgjidhni mashën me madhësinë e duhur për flokët tuaj. Sa më e madhe të jetë, aq më të mëdha do të dalin kaçurrelat.

4.Përdorni llak. Sugjerohet ta përdorni vazhdimisht nëpër seksionet e flokëve.

5.Përdorni spray për mbrojtjen e flokëve nga nxehtësia.