Transmetuar më 23-04-2018, 17:21

Kisha e Shna Ndout në Laç është grabitur për të disatën herë.

Bastisja e radhës ndodhi dy ditë më parë ndërkohë policia ka arritur të zbardhë në kohë ngjarjen dhe të vërë në pranga autorin.

Një ditë më parë, policia arrestoi shtetasin me inicialet L.Z. 54-vjeç, banues në Laç.

Ky i fundit dyshohet se ka grabitur kasafortën e kishës. Nuk dihet ende shuma që është grabitur dhe nëse autori ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë në krim./a.m./noa.al/