Transmetuar më 23-04-2018, 17:16

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla marrin pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian që po organizohet në Talin, të Estonisë.

Gjatë kësaj vizite Ruçi dhe Balla zhvilluan takimet me kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. Në fokus të kësaj vizitë është qëllimi dhe garantimi i mbështetjes për hapjen e negociatave.

Kryetari i Parlamentit të Suedisë, z. Urban Ahlin gjatë takimit me z. Ruçi u shpreh se Suedia dhe vendet Skandinave, mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit z. Ruçi zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Senatit Hollandez, znj. Ankie Broekers-Knol.

Ky takim i rëndësishëm i Kryetarëve të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve që aspirojnë për tu anëtarësuar, vjen menjëherë pas marrjes nga Komisioni Evropian të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE dhe është një mundësi e rëndësishme për të kërkuar mbështetjen e parlamenteve të vendeve anëtare.

Gjithashtu ne fokusin e diskutimeve të saj, Takimi do të ketë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”./b.l/noa.al/