Transmetuar më 23-04-2018, 17:12

Një 61-vjeçar nga fshati Dukagjin i Krujës është palgosur me armë zjarri një ditë më parë. Raportohet se shtetasi me incialet L.K. ka shkuar vetë për ndihmë në Spitalin e Traumës në Tiranë rreth orës 8:00 të një dite më parë.

Pasi iu dha ndihma mjekësore, mjekët njoftuan policinë për një person që u paraqit me plagë arme.

Menjëhrë në spital mbërritën oficerë të Policisë Gjyqësore të cilët morën në pyetje 61-vjeçarin. Nga deklarimet e tij rezulton se ky shtetas ishte duke udhëtuar me bicikletën e tij në fshatin Bushnesh kur ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e pasme të trupit nga saçmat e qitura me armë gjahu.

Nuk dihet ende se nga ka ardhur e shtëna që plagosi 61-vjeçarin, dhe nëse kemi të bëjmë me atentat ndaj tij apo ngjarje aksidentale.

Policia po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes./a.m./noa.al/