Transmetuar më 23-04-2018, 17:04

Një gjykatë britanike ka dhënë dënimet për një bandë shqiptare që merreshin me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Banda shqiptare e përbërë nga 10 persona ushtronte aktivitetin e vet në Bristol, Birmingham dhe Liverpool, ndërsa operacioni për arrestimin e tyre është ndërmarrë në tetor të vitit 2017.

Gjykata e Bristolit ka vendosur të dënojë me 17 vite burg në total anëtarët e bandës shqiptare të cilët ishin edhe pronarë të një ferme kanabisi me vlerë 750 mijë euro.

Dënimet për 10 shqiptarët: Kreshnik Muja 20 vjeç, Jeton Muja 26 vjeç të dy nga 2.4 vite burg, Dritan Muhametaj 28 vjeç, Gurgen Nikoci 21 vjeç dhe Bardhyl Arifaj 33 vjeç, u dënuan me nga 14 muaj burg, Ardit Agaj 27 vjeç 18 muaj burg, Aranit Kasaheri 34 vjeç u dënua me 12 muaj burg, Elis Gashi 33 vjeç 4 vite burg, Dardan Horhaj 22 vjeç 3 vite burg, Besjan Muja 26 vjeç, dënimi ndaj tij do jepet në ditët në vazhdim.

Sipas hetimeve anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal shfrytëzonin shqiptarë të tjerë për të shtuar kanabisin e kultivuar prej tyre.