Transmetuar më 23-04-2018, 16:47

Pas 22 viteve ka ardhur momenti që Arsene Wenger dhe Arsenali të ndahen. Në fund të sezonit trajneri francez do të largohet.

Ndërkohë, 68-vjeçari para se të japë lamtumirën ka shpërthyer në akuza kundër tifozëve të “Topçinjve”, të cilët i ka cilësuar si fajtorët kryesorë.

“Tifozët e kanë shkatërruar imazhin tonë. Përkrahësit tanë nuk i dhanë klubit imazhin e unitetit që dëshiroja. E nëse po largohem është vetëm faji i  tifozëve”, është shprehur Wenger për “The Sun”.

Për momentin skuadra londineze është në vendin e 6-të në Premier League, shumë larg zonës Champions por ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Europa League ku do të ketë përballë Atleticon e Madridit.

Wenger me Arsenalin gjatë këtyre 22 viteve ka fituar 3 kampionate dhe 7 Kupa të Anglisë. Francezi 68-vjeçar, u bashkua me Arsenalin në vitin 1996./b.l/noa.al/