Transmetuar më 23-04-2018, 16:12

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka mbërritur pasditen e sotme në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

Michel u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Pas takimit me Ramën në Kryeministri, kryeministri belg do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta.

Nesër, kryeministri belg do të fluturojë drejt Serbisë ku do të takohet me homologen e tij Ana Brnabiç dhe presidentin Vuçiç.

Vizita e Charles Michel në dy vendet e Ballkanit vjen pasi si Shqipëria edhe Serbia përballen me sfida të rëndësishme duke përfshirë çështjet e sundimit të ligjit, sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitike, por edhe për shkak se rajoni i Ballkanit është gjithashtu midis pikave të fërkimit midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Komisioni Europian rakomandoi këtë javë Këshillin për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Për Charles Michel, prioritet është forcimi i marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë dhe Serbinë dhe për të mbështetur këto vende në progresin e tyre drejt demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të lirive themelore./b.l/noa.al/