Transmetuar më 23-04-2018, 14:55

Kate Middleton Kaste Midletton është bërë sërish nënë duke sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, i cili është një djalë. 

Lajmin e ka bërë publik faqja zyrtare e Twitter e familjes mbretërore e cila njoftion se: “Kate dhe William janë bërë sërish prindër. Dukesha sot në orën 11:01 ka sjellë në jetë një djalë”.

Pallati ka dhënë edhe detaje mbi peshën e pjesëtarit të tretë të familjes mbretërore, i cilit duket një fëmijë i shëndetshëm, 3 kg e 800 gr. 

Kate u shoqërua mëngjesin e sotëm në maternitet nga bashkëshorti i saj, William. Në orët në vijim pritet që Charlotte dhe George të vizitojnë vëllanë e tyre të vogël.

Kate gjatë gjithë shtatzënisë, nuk ka treguar gjininë e bebit. Familja mbretërore ka preferuar që vetëm sot më 23 prill, të tregojë çfarë ka sjellë në jetë Kate. Një tjetër dilemë që pritet të zbulohet, është emri i djalit të dytë të çiftit William dhe Kate. 

Portreti dhe emri i tij me siguri do të zbulohen, kur Kate të lërë maternitetin, dhe të bëjë daljen e parë publike me bebin, njësoj siç ka vepruar edhe me dy fëmijët e tjerë./b.l/noa.al/