Transmetuar më 23-04-2018, 14:39

Një breshkë nga San Diego, në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bërë protagoniste e një ngajrje, e cila në tentativë për t’i shpëtuar një qeni është rrëzuar nga një mur i lartë dhe ka thyer guackën e saj në tre vende.

Fatmirësisht, historia e saj përfundon mirë, pasi pas tre orësh ndërhyrje, koraca u riparua në mënyrë rrethanore, por efektive, falë përdorimit të vidave, lidhësave dhe stukos që përdoret zakonisht nga dentistët.

Historinë e tregoi Dan DeSousa, drejtor i Shërbimeve për Kafshët në kontenë e San Diegos, i cili ka postuar në Twitter fotot.

Breshka, që është 35-40 vjeç dhe peshon 40 kile, u gjet me guaskën e thyer, pas rënies nga një lartësi prej tre metrash.

Veterinerët kalifornianë kanë kryer një ndërhyrje të gjatë tek kafsha, e cila kushtoi rreth 4 mijë dollarë, shpenzime nga fondi i solidaritetit.Tani breshka është mirë me shëndet./b.l/noa.al/.