Transmetuar më 23-04-2018, 14:06

Menuja e ushqimit të parë që është shërbyer në bordin e anijes së famshme të Titanikut është shitur për 100 mijë paund në ankand. Dreka u është shërbyer oficerëve në ditën e parë që u provua anija në det më 2 prill 1912.

Menunë e ka mbajtur zyrtari i dytë, Charles Lightoller, i cili ishte anëtari më i lartë i ekuipazhit që mbijetoi nga tragjedia dhe ia dha gruas së tij pasi u largua nga Southampton më 10 prill 1912.

Drejtuesi i ankandit Alan Aldridge tha se ishte "një nga menutë më të rralla që ka mbetur në ekzistencë".

Menuja iu shit të shtunën një koleksionisti britanik në ankandin në ‘Henry Aldridge dhe Son in Devizes’.

Ndërsa tre vite më parë në ankand doli edhe menyja e darkës së fundit në bordin e Titanikut, dhe u vlerësua me 70 mijë dollarë. 

Lista e menusë së fundit u shpëtua nga mbytja nga një pasagjer i asaj kohe, i cili mundi të mbijetojë, pasi u largua me atë që u quajt “Money Boat”, para se Titaniku të fundosej.

Pseudonimi vjen nga thashethemet se një pasagjer i klasit të parë të Titanikut korruptoi ekuipazhin dhe arriti të largohej me 12 persona të tjerë me një anije që mund të mbante 40 veta./b.l/noa.al/