Transmetuar më 23-04-2018, 13:41

Ndonëse kanë kaluar katër vjet nga vdekja e Sokol Olldashit, nëna e tij, Kozeta, e ka plagë të rëndë në shpirt humbjen e parakohshme të të birit.

Motra e saj Yllka Mamaqi, i publikon një këngë në Facebook, ku shkruan se ia dedikon të motrës.

“Për ty motra ime… e shtrenjta Kozi… për ty BABA… nëse e dëgjon aty ku je… sa shumë e keni kënduar”, shkruan tezja e Olldashit në Facebook.

Por nëna e ish-ministrit të ndjerë, ia kthen në koment, “Kam harruar e dashur motër! Dhimbja është barrë e rëndë, gati të mbyt”.

Më tej duke lënë të kuptohet dhimbjen e madhe për Sokolin e ndjerë shton, “Eh moj zemër, është e vërtetë edhe në kohë të vështira e kemi kënduar. Kurse tani…kam harruar, e dashur motër… dhimbja është barrë e rëndë, gati të mbyt”. /a.y/noa.al