Transmetuar më 23-04-2018, 13:08

Barbie ka një mbiemër. Kukulla më e famshme në botë, ka një kartë të vërtetë identiteti, ndonëse shumë fansa të saj deri më tani, nuk e kanë ditur.

Me rastin e ditës së vëllazërisë, kompania Mattel, publikoi në Twitter një fotografi, ku Barbie shihet pranë fotografive historike, duke bërë bujë në rrjetet sociale, “Lajm i mirë për vëllezërit dhe motrat Roberts”

Thënë ndryshe, Barbie Roberts, është identiteti i plotë i kukullës së prodhuar në SHBA.

Duket sikur Barbie, e lindur në vitin 1959, ka pasur gjithmonë një mbiemër, madje dhe një emër të dytë më konkretisht quhet Barbara Millicent Roberts, e njohur me shkurtim si Barbie.

Sipas biografisë së kompanisë “Mattel”, Barbie është vajza e bashkëshortëve Roberts, George dhe Margaret, një inxhinieri dhe një shtëpiakeje, të cilët jetojnë në shtëpinë imagjinare në qytezën e Willows, në Wisconsin, SHBA.

Kukulla ka disa vëllezër dhe motra Skipper, binjakët Tutti dhe Todd, Stacie, Shelly dhe Krissy, flet 50 gjuhë dhe ka zhvilluar një sërë profesionesh, shkruan noa.al.

Ajo është fejuar me Ken në vitin 1961 dhe pas një periudhe ndarje dhe flirtit me serfistrin australian Blaine, në vitin 2006, çifti u rikthyen sërish bashkë. Vitin e ardhshëm, Barbie Roberts do të mbushë 60 vjeçe. /a.y/noa.al