Transmetuar më 23-04-2018, 12:39

Alban Skënderaj sapo ka lançuar projektin e tij më të ri muzikor, bashkëpunim me DJ e famshëm shqiptar, Sardin.

“Imagjino” mban titullin kënga, ndërsa vjen edhe me klip që tashmë është publikuar në kanalin “Youtube”.

Melodinë dhe tekstin e këngës e ka bërë vet këngëtari, ndërsa Instrumentalin Dj Sardi dhe Arbre Blass.

E veçanta e videos është se bashkëshorti i Miriam Canit, Albani për asnjë moment nuk shfaqet në video, ndërsa hapësirën iu ka dhënë pastruesve të rrugëve, punonjësve në pastiçeri e fabrika, elektriçistëve, shitësve në treg të gjelbër dhe njerëzve të zakonshëm.

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të tjera gjatë këtij viti. /b.l/noa.al/