Transmetuar më 23-04-2018, 12:12

Një efektiv i policisë është vënë në pranga nga kolegët e tij, pasi ka tentuar që të fusë drogë në burg.

Gjatë ditës së djeshme, e diel, u arrestua Adrian Haxhia 48 vjeç,

Kjo pasi punonjësi i policisë së IEVP-së së Fierit, gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë, Haxhiaj i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Ai akuzohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit. /a.y/noa.al