Transmetuar më 23-04-2018, 10:41

Një gazetar i cili ishte në transmetim direkt gjatë përplasjeve mes demonstruesve dhe policisë, gjatë protestave në Nikaragua, kundër qeverisë, për reformën e pensioneve, mbeti i vrarë në qytetin e Bluefields.

“Dyshohet se ai është qëlluar me një snajper”, tha Ileana Lacayo, koleg i gazetarit të ndjerë Miguel Angel Gahona.

Në katër ditët e protestave të dhunshme kundër reformës së pensioneve, humbën jetën 25 persona.

Sipas dëshmive, reporteri Angel Gahona, mbeti i vdekur në vend mbrëmjen e së shtunës, i qëlluar nga një plumb në kokë, shkruan noa.al.

Protestuesit janë kundër reformës së pensioneve, e cila parashikon një reduktim të ndihmës sociale prej 5% kundrejt rritjes së kontributeve të kërkuara nga punëtorët dhe bizneset. /a.y/noa.al