Transmetuar më 23-04-2018, 10:20

Kate Middleton u shtrua mëngjesin e kësaj të hënë, në spitalin St Mary’s Hospital të Londrës.

Dukesha e Cambridge, bashkëshortja e princit William, është në prag të lindjes.

Asaj i kanë nisur dhimbjet dhe u dërgua në spital rreth orës 09.30 të mëngjesit të sotëm.

Kate pritet të bëhet nënë për herë të tretë, pas djalit George dhe vajzës Charlotte.

Ndonëse deri më tani pallati mbretëror anglez, Kensington Palace, nuk e ka bërë me dije gjininë e foshnjes, në media përflitet se është vajzë. /a.y/noa.al