Transmetuar më 23-04-2018, 09:42

Një panine me sallatë, domate dhe hamburger. Gjithçka normale, por hamburgeri nuk është i përbërë me mish normal, por me krimba.

Në Aquisgrana të Gjermanisë, një supermarket ka nisur të shesë hamburger me krimba, pas eksperimentimit në Hollandë, Belgjikë dhe Zvicër, ku rezultoi një nismë e suksesshme.

Klientët duket se e vlerësojnë një shije të tillë. Sekreti? Kanë të njëjtën pamje me hamburgerët e zakonshëm.

Hamburget me insekte “Insekten Burger”, lexohet në paketim, ku bëhet fjalë për krimba dhe buburreca që i përkasin familjes së krimbave të miellit.

Manfred Rödder, një konsumator i këtyre hamburgerëve tha për “The Guardian”, “Në fillim kisha dyshim, por më tej i bleva sërish, pasi janë shumë të mirë”.

Sipas Baris Özel, bashkëthemelues i “Bigfoundation”, kompanisë që krijoi hamburgerët me krimba, sekreti qëndron tek pamja, pasi janë njëlloj si ata me mish, shkruan noa.al.

Ideja erdhi pas një vizite në Azi, ku insektet ishin ushqim i zakonshëm. /a.y/noa.al