Transmetuar më 23-04-2018, 08:20

Makinat e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë janë bërë shpesh objekt diskutimi, pasi ajo që bie në sy është fakti se ata nuk kënaqen me makina normale, por zgjedhin gjithnjë të kenë atë më të shtrenjtën dhe mundësisht tipin e fundit.

E konsideruar si një garë, mjafton të hidhet një sy të enjteve në Parlament, për të parë me çfarë makinash superluksoze vijnë aty të zgjedhurit e popullit.

Prandaj mund të befasoheni nëse shihni makinën e deputetin socialist Ulsi Manja me një golf të thjeshtë.

Fotografia e realizuar të enjten që lamë pas, e publikuar nga ‘panorama’ u përhap me shpejtësi, ku deputeti Manja, u etiketua edhe si deputeti më “i varfër” i Kuvendit.

Kujtojmë se përveçse deputet, Ulsi Manja, është dhe kryetar i komisionit parlamentar të Ligjeve.