Transmetuar më 23-04-2018, 07:48

Shtëpia e ish-Kryeministrit italian Romano Prodi, ka rënë pre e grabitjes, ku hajdutët kanë marrë argjendari dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur natën mes të premtes dhe të shtubës, në banesën në Bologna të Prodit.

Duket se grabitësit kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të familjarëve, ku Prodi me të shoqen kishin shkuar në Romë, për të marrë pjesë në një meshë që Papa Françesku kishte organizuar me përfaqësues të dioqezës së Bolognës.

Gjithçka është zbuluar kur çifti është kthyer në banesë, kur kanë konstatuar mungesën e xhevahireve dhe sendeve me vlerë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, pas denoncimit të bërë nga çifti Prodi. /a.y/noa.al