Transmetuar më 22-04-2018, 22:33

Modelja e njohur Alesia Noka ishte e ftuara e radhës në ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi.

Modelja është cilësuar si ndër më të paguarat në Shqipëri, sakaq në emision tregoi më shumë rreth profesionit të saj dhe jetës personale.

Por një moment paksa i pakëndshëm ka ndodhur gjatë lojës që bënë së bashku me moderatorin. Ndaj çdo pyetje që do humbiste, modelja duhet të hiqte diçka nga vetja.

Teksa ka hequr këpucët, ajo ngriti këmbët mbi kolltuk, por harroi se ishte veshur me fustan të shkurtër, pasi zbuloi më shumë se duhej.

Epo, ndjekësit e emisionit me siguri që nuk kanë asnjë ankesë nga çfarë panë.