Transmetuar më 22-04-2018, 19:59

Një histori e pazakontë është transemtuar sot në “E diela shqiptare”, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Familja Haxhiaj një vit më parë mori lajmin e hidhur se kryefamiljari Lulzimi, vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe kishte vetëm 6 muaj jetë.

Vuajtjet e tij filluan në ato momente, pasi i duhej të kryente transplantin e mëlçisë. Bashkë me familjen e tij ai ishte në studio, pasi kishin ftuar Gentën, vajzën që bëri mrekulli.

Gruaja e Lulzimit tregon: Me Gentën ishim mikesha. U takuam një ditë në parukeri. Ajo kishte pyetur mikeshën tjetër timen pse isha e mërzitur. Ajo i tregoi që Lulzimi ishte shumë sëmurë dhe duhet të bënte transplant të mëlçisë. Genta kishte pyetur çfarë grupi gjaku ka dhe kur kishte mësuar se kishin të njëjtin grup gjaku kishte marrë vendimin e madh”, tregoi Vera.

Familja e Lulzimit treguan se kishin ftuar Gentën në studio, jo vetëm për ta falenderuar, por edhe që të gjithë të marrin vesh këtë mrekulli të rrallë.

Genta erdhi në studio dhe u përlot kur pa familjen Haxhiaj në ekran. “Vera më eshte gjendur ne momente te veshtire te tim ati qe nuk jeton më. Kur e pashe Verën të humbur, pyeta dhe me thane qe bashkeshorti i vuan nga nje semundje e keqe. Mora vesh qe e ka grupin e gjakut si une. E bera per tim ate. Kam ndenjur 36 ore prane tim ati sepse kisha idene qe do mbijetonte. Me ngeli peng qe ndenja prane tij dhe nuk luftova per tebere dicka. Humbja e tij me ka lene gjurme. Jam shume e lumtur sepse kam shpetuar nje jete”, tha Genta e përlotur.