Transmetuar më 22-04-2018, 19:14

Policia greke sekuestroi një kilogramë kokainë e pastër në pikën kufitare të Kakavijës.

Lënda narkotike u bllokua në autobusin e linjës Tiranë-Athinë pas kontrolleve të ushtruara në bagazhe.

Raportohet se lënda narkotike ishte fshehur në bagazhet e drejtuesit të autobusit, i cili është ndaluar nga policia.

Sipas të dhënave, bëhet fjala për një person me inicialet T.I. me shtetësi greke dhe me origjinë shqiptare.

Policia po kryen veprime hetimore për zbulimin e të tjerë personave të përfshirë në linjën e trafikut.

Raportohet se janë marrë në pyetje edhe pronarët e kompanisë së autobusëve./a.m./noa.al/