Transmetuar më 22-04-2018, 18:57

Ekipi shqiptar shqiptar i Shkëndijës është shpallur kampion i Maqedonisë.

Tetovarët triumfuan në ndeshjen ndaj Shkupit, duke e çuar në 26 pikë diferencën me Varadarin e vendit të dytë.

Një triumf i merituar ky i Shkëndijës që ka dominuar kampionatin maqedonas duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment diferencën me ndjekësit.

Për Shkëndijën ky është titulli i dytë në historinë e saj, pas atij në sezonin 2010/2011.

Ekipi që ka uniformë ngjyrat kuqezi të flamurit tonë kombëtar është themeluar në vitin 1979 nga shqiptarët në Tetovë./a.m./noa.al/