Transmetuar më 22-04-2018, 18:19

Është ndarë nga jeta në moshën 117-vjeçare gruaja më e vjetër në botë, japonezja Nabi Tajima.

Ajo ka vdekur në një spital në Kikai, në jug të Japonisë të enjten. Gruaja ishte e shtruar në spital prej muajit Janar pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua së tepërmi.

Ajo kishte lindur në 4 Gusht të vitit 1900 dhe la pas 160 pasardhës. Japonezja ishte bërë njeriu më i vjetër në botë para 7 muajsh, kur u nda nga jeta Violet Brown nga Xhamaika.

Ndërkohë, tashmë njeriu më i vjetër në botë është sërish një japoneze e quajtur Chio Yoshida. Edhe ajo do të mbushë 117-vjeçe pas 10 ditësh./a.m./noa.al/