Transmetuar më 22-04-2018, 17:29

Një tjetër rast vetëvrasjeje ka ndodhur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Llovinë, në Bashkinë e Dropullit.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet Dh.P. 60-vjeç, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij në banesë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m./noa.al/