Transmetuar më 22-04-2018, 16:34

Lojrat e fatit janë përhapur masivisht në Shqipëri dhe personat që i frekuentojnë po ashtu.

Por veç humbjes së parave, kumari po sjell pasoja mjaft të rënda për familjet shqiptare. Sipas statistikave dhe analizave të kryera nga sociologët, konfliktet për shkak të kumarit po sjellin një numër të lartë divorcesh.

Në Shkodër këtë vit janë regjistruar 176 divorce dhe një pjesë e tyre shkak kanë kumarin sipas ekspertëve.

“Shpesh të luajturit në lojëra fati dhe lënia e parave aty, bëhen shkas për dhunë në familje, që më pas kalojnë në zgjidhje të martesave, duke pas pasoja te fëmijët”, shprehet ekspertja ligjore, Griselda Duma.

Vetëm, në tre muajt e fundit janë dhënë 60 urdhra mbrojtjeje për gra që janë kërcënuar me jetë nga bashkëshortët dhe pothuajse në të gjitha rastet shkak janë bastet dhe alkooli.

“Lojërat e fatit shkaktojnë probleme ekonomike për të përballuar jetesën, çojnë në debate e zgjidhje martese, etj. E mira është që lojërave të fatit mos u bëhej reklamë dhe logot e tyre të mos vendosen afër qendrave të banuara”, deklaron ekspertja ligjore, Griselda Duma./a.m./noa.al/