Transmetuar më 22-04-2018, 13:47

Tensioni i lartë, i njohur dhe si hipertensioni, renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga faktorët më të rrezikshëm për sëmundjet. Por ekspertët thonë se mund të kurohet në mënyrë natyrale.

Tensioni i gjakut është i përhapur në botën perëndimore si në Britani, që konsumojnë ushqime të përpunuara me nivel të lartë natriumi dhe kripe, dhe më pak i përhapur në shoqëri që konsumojnë ushqime natyrale, të pasura me kalium.

Megjithatë studimet e popullsisë tregojnë një lidhje mes ‘dietës me kalium dhe nivelit të ulët të presionit të gjakut”, pavarësisht sa natrium marrim.

Të konsumosh ushqime të pasura me kalium mund të jetë kura për tensionin e lartë thonë shkencëtarët. Nat Hawes, autori i Nature Cures thotë: “Kaliumi dhe kalciumi kanë një rol mjaft të rëndësishëm në rregullimin e tensionit të lartë”.

Ushqimet

Kivi- Nëse konsumoni tre kivi në ditë, do ta ulni tensionin e gjakut. Shkencëtarët kanë zbuluar që personat të cilët kanë ngrënë kivi kanë pasur tension sistolik më të ulët të gjakut se ata të cilët kanë ngrënë molla në hulumtimin e njëjtë. Dihet që kivi është i pasur me luteinë, çka do të thotë që ka veçori antioksidative.

Bananet- Studimi i publikuar në vitin 2005 në revistën “Hypertension” ka vërtetuar që shumë më mirë është të ulet tensioni i gjakut me ndihmën e ushqimit i cili përmban kalium se sa vetëm me shtesat e kaliumit. Shkencëtarët nga Fakulteti i Mjekësisë “St. George Medical” në Londër kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë konsumuar citrat të kaliumit, i cili në mënyrë natyrale gjendet në ushqim, kanë pasur efektin e njëjtë të uljes së tensionit të gjakut si edhe personat që kanë konsumuar klorid kaliumi, i cili është në dispozicion vetëm në formë të shtesave.

Patatja ngjyrë vjollcë- Studimi i prezantuar vitin e kaluar në takimin e Shoqërisë amerikane të kimistëve tregon që kjo perime me rrënjë me ngjyrë vjollcë ul tensionin e gjakut. Hulumtimi ka përfshirë 18 njerëz me tension të lartë të gjakut të cilët një muaj kanë ngrënë gjashtë deri në tetë patate ngjyrë vjollcë (duke përfshirë edhe lëvoren) dy herë në ditë. Ata kanë pasur ulje të tensionit sistolik dhe diastolik deri në përfundim të periudhës vëzhguese.

Çokollata- Çokollata është e lidhur me indeksin e ulët të masës trupore, ndërsa kjo gjithmonë mund të jetë e dobishme për personat me tensionin e lartë të gjakut. Flavanolet, që gjenden në çokollatë, ndihmojnë zgjerimin e enëve të gjakut, çka mund të ulë tensionin e gjakut./b.l/noa.al/