Transmetuar më 22-04-2018, 13:34

Dy të rinj nga Turqia janë ndaluar nçë flagrancë ditën e sotme nga policia kufitare në Rinas.

Burime policore bëjnë me dije se të arrestuarit janë Ozan I., 21 vjeç dhe Elif I., 18 vjeçe, të dy lindur dhe banues në Turqi.

Mësohet se dy të rinjtë janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara.

Këta persona do të udhëtonin në drejtim të Londrës, ndërsa në Shqipëri kishin hyrë në disa ditë më parë nga Turqia.

Dokumentet e falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/