Transmetuar më 22-04-2018, 11:52

Shtëllunga tymi dhe flakë gjigande vijnë nga fabrika e riciklimit të mbetjeve në Kashar të Tiranës, e cila është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Noa.al ka siguruar pamje nga zjarri, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të mëdha policore, forca zjarrfikëse si dhe punonjës të UKT.

Mësohet se përveç zjarrfikëseve nga Tirana, aksionit për shuarjen e flakëve i janë bashkuar edhe dy zjarrfikëse të Vorës, ndërsa pritet të vijnë 3 të ushtrisë nga Durrësi.

Kjo fabrikë është djegur edhe dy herë të tjera dhe zjarrfikëset i kanë vënë gjobë për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.

Zona ka shumë biznese dhe banesa. Fabrika ka lëndë plastike çka do të thotë se ndotja është tejet e madhe.

Për të kuptuar më shumë rreth situatës dhe atë që po ndodh në Tiranë mjafton ti hidhni një sy fotogalerisë së mëposhtme që ofron pamje nga kjo situatë. /b.l/noa.al/