Transmetuar më 22-04-2018, 11:40

Ishte fiksuar keq pas saj, kërkonte me ngulm që të krijonin një lidhje intime, dhe ishte i vendosur të mos hiqte dorë prej saj.

Por një djalë i ri nga Berati, përfundoi në prangat e policisë këtë të dielë, pas denoncimit të bërë ndaj tij. I arrestuari është Hermes Dyle, 25 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim 30 vjeçarja E.K.,, banuese në Berat e cila pretendon se i riu e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas saj, Dyle e ndiqte hap pas hapi dhe i shkaktonte gjendje ankthi dhe frike, madje i ka dalë dhe përpara dhe e ka goditur.

Kjo bëri që ajo t’i drejtohet policisë për ndihmë, duke çuar në arrestimin e tij për veprën penale “Përndjekje”. /b.l/noa.al/