Transmetuar më 22-04-2018, 10:16

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtëmëngjes të diele me vajzën e tij Era, ku i ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës. 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta ka bërë një apel për më shumë kujdes dhe vëmendje ndaj natyrës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel, për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë.

Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar”, shkruan Meta.

Në përfundim, Presidenti ka publikuar një urim të cilit i është bashkuar edhe vajza e tij e vogël: "Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!"./b.l/noa.al/