Transmetuar më 22-04-2018, 09:24

Aktorja dhe prezantuesja shqiptare Almeda Abazi ishte e ftuara e radhës mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ku rrëfeu për jetën e saj në çift, për jetën në Turqi dhe projektet e të ardhshmes.

Ajo bëri një sqarim për të gjithë mbi një foto të publikuar që u shndërrua në virale, bashkëshorti i saj duke u puthur me një tjetër femër.

E gjitha ishte një keqkuptim ajo tregoi edhe me video se gruaja në foto ishte një fanse e tij, e se ai e kishte përqafuar dhe e kishte puthur në faqe asgjë më shumë.

“Sapo u zgjova në mëngjes dhe hapa telefonin u shokova, shumë mesazhe ku më shkruanin se çfarë kishte ndodhur. Telefonova Tolgën menjëherë pasi ai ndodhej në Afrikë. Ai më sqaroi gjithçka dhe unë u qetësova”, u shpreh Almeda

Por surpriza e mbrëmjes ishte një telefonatë e Tolgahanit në emision live. Ai përshëndeti në shqip me disa fjalë:” Si jeni? Çfarë po bëni? Ju dua të gjithëve.

Almeda të dua shumë, eja sa më shpejt.” Atyre iu drejtuan edhe disa pyetje për të kuptuar nëse e njohin njeri-tjetrin sa duhet dhe rezultoi se ishin një çift perfekt. /b.l/noa.al/