Transmetuar më 22-04-2018, 09:07

Stadiumi i ri në kryeqytet, "Arena Kombëtare" që po ndërtohet ditë pas dite është duke marrë në këtë mënyrë edhe një formë të sajën.

Këtë mëngjes të diele ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka nisur ditën duke publikuar një video, ku shihen pamjet e punimeve në “Arenën Kombëtare”.

Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një video gati 2 minuta, ku shihet se si po kryhen faza-faza punimet, ndërsa shprehet se ky është ditar filmik i lindjes dhe rritjes së stadiumit kombëtar.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë ditar filmik të lindjes e rritjes së Arenës Kombëtare ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.

Impianti me kapacitet 22 mijë vendësh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm./b.l/noa.al/