Transmetuar më 22-04-2018, 08:33

Policia ka vijuar dhe mbrëmjen e djeshme kontrollet në rrugët kryesore të vendit, ku janë bllokuar dhe disa leje qarkullimi.

Sipas një videoje të shpërndarë nga policia shihet që makinat kanë lëvizur me shpejtësi të madhe dhe për 4 orë janë bllokuar 15 leje drejtimi.

“Në autostradën Tiranë-Durrës. Me Radar me Policinë Rrugore të Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore. Kontrolle të pandërprera në çdo ditë të javës, dhjetëra leje drejtimi pezullohen përditë e përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë e alkoolin në timon. Për rreth 4 orë / 15 leje drejtimi për shpejtësi nga 141 km/h deri në 189 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas efektivëve të policisë, qëllimi nuk është pezullimi i lejes së drejtimit, as sasia e masave administrative, por vetëm e vetëm parandalimi i aksidenteve rrugore. Për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë është mobilizuar 24/24 h Policia Rrugore e Tiranës.

Reklamimi i shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor ka një qëllim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësorëve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtojmë jetë. Siguria e jetës në rrugë/primare për Policinë Rrugore të Tiranës. /b.l/noa.al/