Transmetuar më 22-04-2018, 07:58

Që nga bombardimi terrorist që vrau 22 persona gjatë koncertit të Ariana Grandes në Manchester Arena në maj 2017, këngëtarja është kthyer me këngën e saj të parë.

“No Tears Left To Cry” flet për sulmin terrorist, ndërkohë që kanalizon optimizmin e koncertit të saj bamirës “One Love”, i mbajtur vetëm dy javë pas barbarizmit.

“Nuk më kanë mbetur më lot për të qarë. Ndaj unë po dashuroj, po jetoj, po ngrihem…”, këndon Ariana Grande.

Në këngë Grande tregon se ka vendosur të kapërcejë frikën dhe urrejtjen "edhe kur bie shi".

Në fund të videos, një bletë, simboli i Mançesterit, fluturon drejt kamerës, si një homazh për qytetin. Kënga është prodhuar nga Max Martin./b.l/noa.al/