Transmetuar më 22-04-2018, 07:40

Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur "Tre Urat", ku mjeti tip “Ford” me drejtues Besnik Shurdhaqi, është përplasur me një mjet tip "Motorçikletë".

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi I.Sh., 48 vjeç, banues në Grabjan.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi, banues në fshatin Grabjan, Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të aksidentit./b.l/noa.al/

Foto ilustruese