Transmetuar më 22-04-2018, 07:26

Ervin Memo, 38 vjeç, është personi që ka mbetur i plagosur në qytetin e Fierit mbrëmjen e djeshme, pasi makina tip "Benz" ku ndodhej, ka shpërthyer rreth orës 22:55, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë".

Memo është dërguar në spitalin Rajonal dhe mjekët e kanë vlerësuar gjendjen e tij jashtë rrezikut për jetën.

Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga Policia, gjatë kohës së shpërthimit, mjeti “Benz” me targa AA279IV ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet.

Paraprakisht, dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksplozivë, thanë burime zyrtare nga policia e Fierit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve./b.l/noa.al/

Tronditet Fieri! Shpërthim me tritol në një makinë, një person i plagosur