Transmetuar më 21-04-2018, 23:06

Një ngarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Fier.

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin.

Eksplozivi ishtë vendosur në një automjet tip ‘Benz’ me targa AA270IV në lagjen ‘29 Nëntori’.

Drejtuesi i mjetit ishte në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe ka dalë i dëmtuar nga mjeti që është shkatërruar plotësisht.

Shoferi është dërguar menjëherë në spital.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe policia që ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë./a.k/noa.al/