Transmetuar më 21-04-2018, 21:38

Dilan Reka një këngëtar shumë i talentuar shqiptar është kontaktuar nga X Factor në Britani, por ka hasur në një vështirësi të madhe.

I ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, Dilan rrëfeu se pas një cover-i të tij në Instagram, stafi i “X Factor UK” e kishte kontaktuar duke i thënë se e vlerësonin për zërin e tij dhe do t’i ishin mirënjohës nëse merrte pjesë në garën e 20 majit.

“Më erdhi emaili ku më kërkonin që t’i kontaktoja. I mora dhe më thanë që na ka pëlqyer shumë audicioni dhe duhet të shkoja më 20 maj. Bëra aplikimin 4 herë në ambasadë dhe 4 herë ma kanë refuzuar duke më thënë se s’do kthehesha më.

Është X Factor, s’e kuptoj se ç’duan tjetër. Mua më thanë që kisha kaluar direkt 4 faza nëse do të merrja pjesë”, thotë 20-vjeçari.