Transmetuar më 21-04-2018, 19:21

Moderatorja e njohur më në fund ka gjetur djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Roza Lati ka ndarë në rrjetet sociale disa postime ku një admirues i saj i ka propozuar martesë.

Djali misterioz i ka prishur mendjen Rozës pasi është treguar shumë i vëmendshëm për gjërat që i pëlqejnë asaj. Nga ana tjetër moderatorja i ka kërkuar të ëmës, aktores Rita Lati që tashmë ta bëjë gjumin e qetë se do martohet.

“Ma përqafo shumë vjehrrën time”, shkroi djali në mesazhin e publikuar prej saj. Roza i shkruan nëse do të martohen bashkë dhe përgjigja e tij është: “Po sigurisht, je fiks për mua”.

“Ti do të bëhesh nuse crazy, e bukur dhe unë do të vij të të marr me makinë të viteve ’50, pastaj do të ikim për muaj mjalti në ishuj”, shkroi djali.

Me sa duket Rozës i ka pëlqyer shumë propozimi romantik i djalit që është admirues i saj.