Transmetuar më 20-04-2018, 16:40

Një grua është aksidentuar në rrugë nga një drejtues automjeti, ku për pasojë ka marrë plagë në trup, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji, në afërsi të një mobilerie.

Noa ka mësuar se Shpëtime Tufa, është goditur nga një makinë në rrethana ende të paqarta.

Një automjet tip "Passat" dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Dita e sotme shënoi disa aksidente rrugore në vend, ku për fat të keq një person ka humbur jetën në Tropojë. /k.k/noa.al/