Transmetuar më 20-04-2018, 15:53

Zbulohen detaje të tjera lidhur me policin e shpallur në kërkim, pas zbulimit të një sasie të madhe lënde narkotike në Fushë Krujë, më konkretisht 421 kilogramë.

Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë 40-vjeçari B.H., banues në Gjirokastër.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e punonjësit të policisë S.O., banues në Tiranë, efektiv i komisariatit nr.2.

Kjo pasi mbrëmjen e djeshme, e enjte, në fshatin Thumanë, Fushë Krujë,nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kilogramë e 450 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se efektivi i policisë, është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ai dyshohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, duke favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike. 

Lidhur me efektivin e shpallur në kërkim, është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë.

Aktualisht po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve. /a.y/noa.al

Drogë në makinë, shpallet në kërkim efektivi i policisë së Tiranës

Foto ilustruese