Transmetuar më 20-04-2018, 13:08

Pasditen e sotme Partia Demokratike do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar, për të vendosur mbi ndryshimet statusore

Por para kësaj mbledhje janë hartuar disa ndryshime në statusin e PD, të cilat kanë në fokus zgjerimin e demokracisë së brendshme.

Në status thuhet se kryetari i PD zgjidhet me parimin një anëtar, një votë, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Tre shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e anëtarësisë në vendimmarrje:

-Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.

-Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

– Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar. /a.y/noa.al    Propozimet per statusin e PD by Anonymous HEo0Kq on Scribd