Transmetuar më 20-04-2018, 12:31

Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi të reja për të afruar sa më shumë përdorues. 

Por muajt e fundit, SnapChat ka humbur shumë si në bursë ashtu edhe në përdorues pasi shumë emra të njohur kundër këtij rrjeti social të njohur e kjo sigurisht që ka ndikuar negativisht.

Mirëpo SnapChat ka sjellë një risi spektakolare së fundmi që është shumë e vështirë të mos pëlqehet. Çfarë është kjo? Tani mund të realizoni video në një grup me 15 shokë, të gjithë njëkohësisht.

Thjesht shkoni te “Group Chat” dhe shtypni butonin e kameras. Por nuk zgjati shumë dhe kjo platformë përditësoi programin në një mënyrë për t’ia bërë më të lehtë përdoruesve të tij. 

Me një lëvizje të kursorit, mund të kaloni nga “groups” në “stories” dhe në “chats”. Ky sistemim duhej sepse realisht Snapchat ishte bërë shumë i koklavitur.