Transmetuar më 19-04-2018, 21:27

Derbi mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë u ndërpre në mes, ashtu siç ndodh zakonisht në këto ndeshje.

Situata u tensionua pasi Pepe u largua nga fusha me karton të kuq.

Pas përjashtimit të Pepes, gjërat janë vështirësuar edhe më shumë.

Trajneri i Beshiktash, Senol Gunes është goditur me një mjete të fortë ndërsa përpiqej që të qetësonte tifozët.

Rezultati ishte i barabartë 0-0, ndërsa në minutën e 30-të Pepe ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe prej 30 minutash, Beshiktashi po luante me 10 lojtarë.

Ky ishte takimi i dytë gjysmëfinal i Kupës, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-2./m.sh/noa.al/