Transmetuar më 19-04-2018, 14:32

Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Takimi mes Lulzim Bashës dhe zyrtares së BE-së zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Vlahutim mësohet si i ka dorëzuar kryedemokratit raportin e Komisionit Europian për negociatat me Shqipërinë.

Një ditë më parë, Basha pati një takim të shkurtër në aeroport me Shefen për Politikë të Jashtme në BE, Ferderica Mogherini.

Ende nuk dihet nëse do të ketë prononcim për mediat pas takimit. /k.k/noa.al/