Transmetuar më 19-04-2018, 10:27

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, për t’u bërë pjesë e seancës së sotme parlamentare.

Ai ka regjistruar fjalën dhe pritet që pas muajsh të tërë tërheqje, i zgjedhuri deputet në radhët e Partisë Socialiste, tashmë rikthehet dhe mban fjalë në Kuvend si deputet i pavarur, ku për 20 minuta do të flasë për ligjin e Prokurorisë.

Tahiri u përjashtua nga radhët e PS, pas hetimeve ndaj tij si i përfshirë në trafik droge, i dyshuar i lidhur me bandën e “Habilajve”.

Edhe një javë më parë ai kërkoi fjalën, por nuk mundi të flasë, për shkak të tensionimit të seancës, pasi opozita hodhi miell, vezë e ujë drejt Kryeministrit Edi Rama, ku kërkoi lirimin e të arrestuarve për Rrugën e Kombit.

Tahiri u përjashtua nga grupi i PS, në tetor të vitit 2018, ku Kryeministri Edi Rama deklaroi se “do të jetë deputet i lirë” dhe le të kërkojë të vërtetën e tij me drejtësinë. /a.y/noa.al