Transmetuar më 19-04-2018, 09:50

Ambasada amerikane në Tiranë, jep një njoftim të rëndësishëm lidhur me personat e pajisur me vizë turistike.

Ndërsa publikohet një skicë në Facebook ku shkruhet “Ku mund të shkosh me një vizë turistike?”, jepet dhe përgjigja përkatëse.

Apelohet që të gjithë personat e pajisur me vizë turistike, të kthehen në fund të udhëtimit.

“Kudo që t’ju çojë viza juaj turistike, sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri në fund të udhëtimit tuaj! Pyet Anën”, shkruan ambasada. /a.y/noa.al