Transmetuar më 19-04-2018, 07:26

Më shumë se 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës mendohet se posedojnë armë.

Disa prej tyre e pranojnë publikisht se mbajnë armë pasi ndihen të rrezikuar, ndërsa disa të tjerë nuk pranojnë të flasin.

Por, armë në brez kanë edhe më shumë se 300 zyrtarë të tjerë të institucioneve të Kosovës.

Këtë shifër e ka konfirmuar për ‘T7’ Ministria e Punëve të Brendshme. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës thonë se që nga paslufta janë legalizuar vetëm 8 mijë armë.

Por, besohet se edhe mijëra armë të tjera, të kalibravë të ndryshëm, gjenden ilegalisht në duart e qytetarëve të Kosovës.