Transmetuar më 18-04-2018, 21:45
Publicitet
Janë të dy aktorë dhe janë mjaf të dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Salsano Rrapin dhe bashkëshorten e tij Erjona Kakeli. Salsano i ka bërë një surprizë të bukur partneres së tij teksa ajo ndodhej e ftuar në emisionin “Rudina” së bashku me motrën e saj.

Ai falenderoi bashkëshorten e tij dhe i kërkoi falje LIVE për çdo gabim që mund të ketë bërë.

 “Më kërkuan të them dy fjalë për vajzat që ke ftuar sot në studio. Unë i njoh ato vajza. Erjona të falenderoj shumë që ke sjellë dy vajzat në jetë, sigurisht me kontributin tim. Je një vajzë e shkëlqyer dhe shoqe shumë e mirë, je aktore shumë e mirë dhe nënë shumë e mirë. Të kërkoj falje për ndonjë gjë ku mund të kem gabur, por unë të them që kursin se si të rrisësh një fëmijë e kam filluar dhe pazaret i bëra”, tha Rrapi në videomesazhin e tij.

Salsano dhe Erjona janë bashkë prej 13 vitesh. Ata kanë sjellë në jetë dy vajza, Margi dhe Amal.

“Salsano fluturon tani, po i shikoj një anë që nuk e kisha parë më parë. Ai është shumë i kujdesshem, me Margin kalon më shumë kohë, e merr çdo pasdite dhe e shëtit. Salsano më ka nxjerr në pah Erjonën me të qeshur. Ne jemi bashkë prej 13 vitesh”, tha Erjona./a.m./noa.al/